Prej 1 Tetorit baret dhe restorantet do të ofrojnë shërbim dhe në mjedise të brendshme, por duke zbatuar masat antiCovid. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se akti i ri normativ rikthen në funksion të plotë këto biznese.
?Në vijim të Paketës së Masave, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar Protokollet e posatshme të sigurisë për rihapjen nga data 1 Tetor, te restoranteve në ambiente të mbyllura, bar-kafeve dhe pishinave në ambiente të mbyllura, ku distancimi fizik, higjiena dhe mbajtja e maskës nga stafet që shërbejnë është e detyrueshme në çdo subjekt?.
Akti normativ ka lënë sërish të mbyllura lokalet e natës dhe shkelësit e tij do të ndëshkohen.
?Do të vijojnë të mbeten të mbyllura sipas Aktit Normativ të miratuar në muajin Korrik, të gjitha klubet e natës, lounge-bar, pub-e, diskot apo veprimtari të këtij lloji. Task-Forca e inspektimit të protokolleve antiCovid, Policia e shtetit dhe Policia bashkiake do të inspektojnë zbatimin e masave dhe protokolleve duke ndërmarrë masat sipas legjislacionit në fuqi në rast të shkeljes së protokolleve me qëllim mbrojtjen e shëndetit tuaj?.
Komiteti i Ekspertëve ka miratuar edhe rregullat mbi bazën e së cilës do të funksionojnë baret dhe restorantet. Bizneset duhet të pajisen me maska dhe dezifektantë punonjësit. Tavolinat duhet të jenë në distancë 2 metra, ndërsa nuk do të lejohet vetëshërbimi.
Restorantet duhet të përdorin meny elektronike ose plastike në mënyrë që të pastrohet lehtë. Një tjetër kriter për bizneset që do të ofrojnë shërbim brenda është edhe vendosja e xhamit ndarës në rastet kur pagesa bëhet në arkë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/